Cool

Shenjat alarmante që parazitë kancerozë po rriten në trupin tuaj

01/12/2017 10:24
nga:R A

Sipas mjekëve një ndër simptomat që duhet të alarmojë pacientin për qeliza kancerogjene janë nyjet limfatike të zgjeruara.

Nyjet limfatike janë me të vërtetë një pjesë e rëndësishme e sistemit limfatik dhe imunitar dhe ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme. Ato janë mjaft të vogla dhe bëjnë transferimin e lëndëve ushqyese nëpër të gjithë gjakun dhe indet. Zakonisht zgjerimi i tyre nuk shkakton dhimbje dhe prandaj nuk mund të vihen re shpejt.

Fryrja e nyjeve limfatike mund të lidhet edhe me probleme të vogla shëndetësore që nuk paraqesin asgjë serioze. Për shembull kur mund të keni dhimbje fyti nga e ftohura, mund t’ju fryhen pak nyjet limfatike në zonën e qafës. Por ndonjëherë ato mund të paraqiten edhe si shkak i inflamacioneve të rënda, dëmtimeve apo edhe kancerit, shkruan Express.

03/21/2017 10:48

Fruti çudibërës që shëron kancerin dhe stresin

Nyjet limfatike mund të zgjerohen në disa centimetra, deri në sa një kokërr qershi, por kur fryhen 2¬3 herë më shumë se kaq atëherë mund të tregojë për një problem të rëndë shëndetësor, zakonisht për kancer.

Situata quhet më e përkeqësuar kur këto “gunga” shfaqin dhimbje apo ndjeshmëri kur i prekni, kur qëndrojnë të enjtura për një kohë të gjatë, kur shoqërohen me simptoma të tjera si lodhje kronike, kollë, të dridhura, temperature etj.