Lajme

Shala: Kosova nuk është e rrezikuar nga ndonjë sulm terrorist

04/17/2017 19:40
nga:M H

Eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, ka thënë se Kosova nuk është e rrezikuar nga ndonjë sulm terrorit, por se sipas tij masat e shtuara të sigurisë në rrugë janë si rezultat i festës së Pashkëve dhe thirrjeve që ka bërë Ambasada Amerikane.

Ndërkaq, për provokimet e vazhdueshme që po i bënë Serbia drejtë shtetit të Kosovës, ai thotë se ka qëllim të vetëm që në mënyrë recidive të aneksojë pjesën veriore.

Ai në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka folur edhe për sulmet terroriste që po ndodhin në gjithë botën. Shala ka thënë se nuk ka rrezik nga fillimi i Luftës së Tretë Botërore.

Sipas tij, nëse ndodh një luftë e tillë atëherë ajo do të nis pas dhjetë viteve.

07/22/2017 07:57

Eksperti i sigurisë: Rusia ka ndikim në Kosovë