Lajme

Shaip Muja: Ramush Haradinaj i vetmi që e kishte kauzë demarkacionin!

04/12/2017 23:14
nga:Gazeta Blic

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja në emisionin “Natën” me Fatmir Spahiun në RTK ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi është keq.

Ai ka thënë se kanë fakte të mjaftueshme që kjo marrëveshje është bërë keq, raporton Gazeta Blic.

“Ramush Haradinaj është njeriu i vetëm që ka pasur kauzë reale. Ndërkaq, të tjerët e kanë shfrytëzuar këtë rast politikisht”, tha ai.

Sipas tij, është dezinformim nëse thuhet se nëse nuk miratohet demarkacioni me Malin e Zi i humbim vizat.

Ai tha se edhe materialet e Malit të Zi thonë që Kosova humb territor nga demarkacioni.

05/22/2017 21:58

Haradinaj: Kufiri është në Kullë dhe Çakorr dhe atje do të mbetet! (VIDEO)