Lajme

Sfida e Kadri Veselit përballë Lushtakëve të Skenderajt!

08/17/2017 08:44
nga:Gazeta Blic

Interesimi i kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku për të udhëhequr këtë komunë edhe për një mandat e ka vendosur liderin e PDK-së Kadri Veseli në një udhëkryq, kjo pasi që ky i fundit i kishte premtuar ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie Nuredin Lushtaku, se do ta kandidonte për kryetar të Skenderajt.

Marrëveshja ‘sekrete’ të cilën Veseli e Lushtaku e kishin arritur mes vete para shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, ka bërë që ky ish-deputet tani të mos lëshojë pe rreth çështjes së kandidimit për kryetar të Komunës së Skenderajt.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” ish-deputeti i legjislaturës së fundit, Lushtaku mohon se do të lëvizë nga qëndrimi i tij, se nëse nuk kandidohet për kryetar nga radhët e PDK-së do të i bëhet kundërkandidatë kryetarit aktual Sami Lushtakut, ose do të mbështes kandidatë tjerë me kushtin që kryetari i cili ka udhëhequr deri më tani këtë komunë të mos e udhëheq edhe më tutje.

“Qëndrimin nuk e kam ndërru e as nuk e kam mendjen ta ndërroj”, tha shkurtimisht ky ish-deputet.

Ndryshe, ashtu siç merr vesh “Gazeta Blic” PDK do të dalë me një vendim lidhur me këtë çështje gjatë ditës së sotme.

Ish-deputeti Lushtaku, ka marrë mbështetje për të kandidauar për kryetar të Skenderajt edhe nga familja Jashari, është djali i heroit kombëtar Hamëz Jashari, Bekimi ai i cili ka deklaruar se kjo komunë ka nevojë për ndryshim dhe se e përkrah këtë ish-deputet në garën për kryetar.

Komuna e Skenderajt, që nga paslufta udhëhiqet nga PDK-ja me shumicë të votave. /Gazeta Blic/

09/22/2017 21:57

Sadikaj: PDK-ja do të vazhdojë të mbetet Forca e Ndryshimit në vend