Lajme

Sfaqa tregon pse LDK humbi në Ferizaj

06/15/2017 22:04
nga:M H

I pari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa ka treguar arsyet e humbjes së LDK-së në këtë komunë.

Ai në emisionin “Tribunë Zgjedhore” në Tribuna Channel ka thënë se shkaku kryesor i humbjes së tyre ka qenë fokusimi kundër koalicionit PDK-AAK-NISMA, duke e lënë anash Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai u shpreh se ishin të interesuar për fitoren ndaj 13 partive që ishin bërë bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe sipas tij ishte harruar Lëvizja Vetëvendosje, e cila kishte arritur ta akumulojë elektoratin e pakënaqur/ Gazeta Tribuna/

Në këtë emision, Sfarqa deklaroi se përparësia e Lëvizjes Vetëvedosje ishte se të gjithë kandidatët për deputetë vinin nga kjo parti, gjë që LDK nuk kishte, përshkak se ishte dashur që dy kandidatë nga Ferizaj t’i jepen partisë Aleanca Kosova e Re.

“Ishim të fokusuar që ta mposhtim koalicionin me 13 parti, që e udhëhiqte Partia Demokratike, dhe fokusimi në këtë koalicion bëri që Levizja Vetëvendosje ta akumulonte elektoratin e pakënaqur….
Përparësia e kësaj lëvizje ishte që të gjithë deputetët e saj ishin pikërisht nga kjo Lëvizje, që këtë gjë nuk kemi mundur ta bëjmë në, përshkak se është dashur që disa kandidatë të jenë nga partitë tjera të koalicionit” u shpreh Sfarqa/ Gazeta Tribuna/

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë këtyre zgjedhjeve ka humbur mijëra vota në komunën e Ferizajt, në krahasim me zgjedhjet e kaluara/ Gazeta Tribuna/

08/21/2017 12:02

Kjo është kërkesa e Bajram Gecajt për Kadri Veselin!