Lajme

Serbia vazhdon financimin e strukturave në Kosovë

03/17/2017 07:44
nga:M H

Serbia nuk i ka përmbushur ende obligimet që ka marrë përsipër në marrëveshjet e dialogut të Brukselit, derisa strukturat paralele vazhdon t’i mbajë ende aktive në Kosovë.

Kjo është konstatuar në Raportin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, për përmbushjen e kushteve nga Kapitulli 35 i negociatave BE – Serbi, për anëtarësim në BE, shkruan sot Koha Ditore.

Ngecje janë evidentuar në zbatimin e Marrëveshjes së drejtësisë, policisë, mbrojtjes civile si dhe funksionalizimin e administratave komunale në veri.

Megjithatë, në paragrafin pasues thuhet se Serbia nxit respektimin e legjislacionit të Kosovës nga ana e autoriteteve komunale të veriut, veçanërisht në prokurim dhe në çështjet e hapura të mbetura nga statutet komunale siç është përdorimi i simboleve komunale.

12/13/2017 20:18

Thaçi, nismëtar i pajtimit me Serbinë