Lajme

Serbia shpall të pavlefshëm vendimin e Mustafës për pronat

03/17/2017 14:42
nga:M H

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim sot për të shpallë të pavlefshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës që në kadastër të regjistrojë pronat publike, bizneset dhe fabrikat e ndërtuara në kohën e ish-Jugosllavisë.

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se qeveria këtë të premte ka vendosur që dekreti për marrjen e pasurisë së Serbisë, siç ka thënë ai të shpallet i pavlefshëm, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Ky dekret i marrjes së pasurisë së Serbisë në Kosovë e Metohi shpallet i pavlefshëm, siç është bërë më parë me rastin e Trepçës”, ka thënë Vuçiq.

“Prandaj vendimi i Prishtinës nuk është asgjë, përveç një tentativë për të përvetësuar pronën e dikujt tjetër. Kjo është e pavlefshme”, ka thënë Vuçiq.

04/27/2017 21:47

Haradinaj: Kush ka jetuar me shqiptar kurrë nuk ka pësuar (VIDEO)