“Serbia nuk ka problem me Haradinajn e para 18 viteve”

10 January 2017, 21:43

“Serbia nuk ka problem me Haradinajn e para 18 viteve”

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se qëllimi i tyre është që sa më parë ta kthejnë liderin e tyre, Ramush Haradinajn në Kosovë.

Gjini shton se Haradinaj është duke i penguar Serbisë sot, njofton Klan Kosova.

“Jo ai Ramushi i para 18 viteve por Ramush Haradinaj sot është duke e penguar Serbinë”.

“Serbia ka problem me Haradinajn si politikan”, pohon Gjini në Zona B.

“Ata e dinë që Haradinaj nuk ka kryer krime. Këto janë gabime të mëdha që i bëjnë disa njerëz pasi i kthehen njëjtë këto procese”.

Kurse për politikanët në Kosovë ka thënë se të gjithë janë oportunistë.

“Të gjithë politikanët janë oportunistë dhe duhet ti kuptojë populli i Kosovës. Dallimi është sa oportunistë janë pasi disa janë më pak e disa më shumë”.

“Nuk mundemi të mendojmë se çfarë do të bëhet kur kthehet Ramushi”, ka përfunduar Gjini.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika

Foto dhe Video e Dites