Lajme

Serbia mban zgjedhjet më 2 prill në 90 për qind të vendvotimeve në Kosovë

03/12/2017 22:42
nga:M H

Komisioni Zgjedhor i Serbisë, ka marrë vendim që në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit t’i hap 90 për qind të vendvotimeve, shkruan Blic.rs, transmeton Klan Kosova

“Në mbledhjen mbajtur sonte është marrë vendim që në zgjedhjet e planifikuara për datën 2 prill ku do të votohet për presidentin e Serbisë, të mund të votohet në 90 për qind të territorit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, është vendimi i Komisionit Zgjedhor.

Po ashtu në këtë mbledhje është vendosur që jashtë shtetit të Serbisë të hapen 53 pika votimi, në 32 vende.

04/25/2017 07:45

Parashikimi i motit për sot