Lajme

Serbia armatoset me super-avionë rusë në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

03/09/2017 19:38
nga:A SH

Serbia pritet të marrë gjashtë avionë luftarakë rusë brenda një kohe shumë të shkurtër.
Dekreti për gjashtë avionët MiG -29 pritet të nënshkruhet nga Putin gjatë vizitës së Kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në Moskë.

Lajmi u bë publik nga “Vecernje Novosti”, e cila thotë se me shumë gjasa avionët luftarakë do t’i bashkohen zyrtarisht Forcave Ajrore të Serbisë më 24 Mars, më 18-vjetorin e nisjes së Bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, gjatë luftës së Kosovës.

Avionët MiG to të aterrojnë në aeroportin ushtarak të Barajnica-s, ndërsa në ceremoninë e dorëzimit do të marrë pjesë edhe Ministri Rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Ngelet për t’u parë nëse avionët luftarakë do të vijnë në fluturim direkt nga Rusia apo do të mbërrijnë në bordin e një avioni transportues.

E përditshmja serbe thotë se ekspertët rusë do të marrin pjesë aktivisht në mirëmbajtjen e avionëve dhe do të qëndrojnë në Serbi.

Falë kësaj marrëveshjeje, Serbia do të ketë dhjetë avionë të gatshëm për të mbrojtur hapësirën e vet ajrore, thotë gazeta.

Lajmi i blerjes së avionëve luftarakë rusë është përmendur edhe nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili i quajti MiG-ët dhe prezencën ruse në rajon si të vetmin rrezik për rajonin.

08/23/2017 18:03

Serbia do të kthejë nesër diplomatët në Shkup