Lajme

Selimi: Hashim Thaçi e njeh mirë Murat Jasharin, kanë jetuar bashkë në Zvicër!

03/16/2017 20:25
nga:Gazeta Blic

Tri ditë pas plagosjes së avokatit Azem Vllasi nga Murat Jashari, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se ekziston lista me emrat që i kishte poseduar organizata “Syri i popullit”.

Deri sa Thaçi ka bërë të ditur se lista përmban emrat e personave që janë liderë politike, por edhe të ish-komandantëve të UÇK-së, këtë e ka komentuar një nga ish-luftëtarët e UÇK-së.

Rexhep Selimi, i njohur si “Komandant Selimi”, tash deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Thaçi ka jetuar bashkë me Murat Jasharin në Zvicër dhe se njihet me të qysh atëherë.

“Unë nuk besoj se Thaçi ndihet vërtete i kërcënuar nga një person tashmë i arrestuar. Sidoqoftë ai e njeh me mirë Muratin për shkak se te dy kanë jetuar dikur në Zvicër dhe me gjasë njihen qysh atëherë”, ka thënë Selimi për “Indeksonline”.

Rexhep Selimi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes!

Lidhur me listën, ish-komandanti është shprehur se pret që drejtësia të merret me këtë çështje. Njëjtë, ai ka thënë se pret që të ekzaminohet profesionalisht plagosja e Vllasit.

Ndryshe, Azem Vllasi është plagosur më 13 mars nga Murat Jashari, të cilit tashmë Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shqiptuar masën e paraburgimit për 30 ditë. Masa e njëjtë i është shqiptuar bashkëpunëtorit Avni Llumnica. Deri sa, Arsim Ibrahimit i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Kujtojmë se për listën e organizatës “Syri i popullit” është raportuar të përmbajë emra të krerëve politike si atë të presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, liderit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe atij të BDI-së, Ali Ahmeti./Indeksonline/

06/24/2017 00:11

Këta janë 12 njerëzit më të çuditshëm në botë (FOTO)