Lajme

Sekretari i PDK-së ngre paralele mes Vetëvendosjes dhe ‘Balenës Blu’

06/16/2017 21:56
nga:M H

Sekretari i PDK’së për Prishtinën, Bujar Cakolli, ka krahasuar lëvizjen Vetëvendosje me lojën tashme të famshme “Balena Blu”. Cakolli në një status në Facebook ka thënë se sikurse kjo lojë jo më pak rrezik, që çon në sfidën e 55-të, është duke e aplikuar trushpërlarësit edhe Vetëvendosje, e cila sipas Cakollit kishte udhëzime për përdorimin e shisheve me benzinë, gjysmëlitërshe.

Shënimi i plotë:

Balena e Kaltër dhe e kuqe

Java që po ecën, u cilësua me heroizma të vonuar të trimoshëve njëpërdorimsh, Balena e kuqe dhe dukuria tjetër e rrallë ndër ne, Balena e kaltër.

Balena e kaltër ishte një nga ato që sjell vendime në lojë. Loja, për fat të mirë u evidentua me kohë dhe vetëm një i ri nga Durrësi ishte në nivelin final. Më në fund, përgjegjësit penguan një të keqe globale që merr jetën e të rinjve, duke u identifikuar tashmë edhe ndër të rinjtë tanë.

Loja është me rrezik, ngase, në nivelin e fundit, të 55-tin, adoleshenti trushpërlarë urdhërohet të hidhet në vetvrasje. Rreth 200 të rinj e pësuan në mbarë botën.

Jo më pak rrezik, që çon në sfidën e 55-të, janë duke aplikuar trushpërlarësit e Vetëvendosjes, si Balena e kaltër por kjo është Balenë e kuqe. Kjo e 55-ta, kishte udhëzime për përdorimin e shisheve me benzin, gjysmëlitërshe.

Prokuroria, si zakonisht nuk merret me ta, por, rreziku mbetet ashtu si i Balenës së kaltër. Përse prokuroria e shtetit nuk jep shpjegime për krejt vetëvrasjet në subjektin politik, të ngjashëm me Balenën e kaltër, edhepse në përmbyllje të sfidës kanë epilog morbid!

Edhe Balena e kaltër i çon të rinjtë deri në vetmohim për kauzat e kreatorëve të morbiditetit të lojës, që te ne është edhe politike.

Balena e kuqe dhe e Kaltër, kërkon vetmohim, që për fat të keq, kush nuk po e pengon!

09/20/2017 12:14

Veton Surroi ironizon me të madhe me PDK!