Lajme

Sejdiu: Komuna nuk ka blerë asnjë autobus të ri që nga viti 1987

01/11/2017 18:27
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë që në kohën kur kanë ardhur në komunë e kanë gjetur Trafikun Urban vetëm me shtatë autobusë.

Sipas Sejdiut premtimet e ministrit Hoti i cili ka qenë nënkryetar i komunës kanë qenë të kota.

“Le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që kanë thënë se kanë ndihmuar për këtë projekt”.

“Ministri Hoti ka qenë nënkryetar në Prishtinë për shumë vite. Kur kemi ardhur ne në komunë e kemi gjetur Trafikun Urban me shtatë autobusë”.

“Kjo qeveri çka do që flet është e kotë”, ka thënë Sejdiu në Info Magazine në Klan Kosova.

“Autobusët janë 12 metërsh kanë tre dyer, janë me hyrje të ulët, dmth me standardin e fundit për emetimin e gazrave dhe kanë 25 ulëse”.

“Në këtë mandat do të rregullojmë edhe sistemin e biletimit. Prej vitit 1987 asnjë autobus të ri Komuna e Prishtinës nuk e ka blerë”, ka thënë Sejdiu.

08/16/2017 18:26

Selmanaj flet për koalicionin LDK-LVV, ja çfarë thotë!