Lajme

Sejdiu: Çdo shtatë minuta do të qarkullojnë autobusët e rinj

01/11/2017 18:38
nga:M H

 

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë që autobusët e rinj që janë prezantuar sot nga komuna do të qarkullojnë çdo shtatë minuta.

“Trafiku Urban deri në fund të vitit të ardhshëm do të ketë350 punëtorë kurse tash ka 120 puëntorë”.

“Kontigjenti tjetër i autobusëve vjen mes datave 23-25 janar. Me ardhjen e 15 autobusëve tjerë, kemi flotën e plotë për të operuar në linjat 3 dhe 4, ku do të ketë autobusë çdo shtatë minuta”.

“Standardi minimal për autobousët privat duhet të jetë katër euro. Ata do ta kenë të garantuar tregun për dhjetë vjet, kurse ata që kanë autobusë me standarde minimale do të kenë kontratë shtatë vjeçare”.

“Kredinë nuk e ka marrë komuna e Prishtinës, por e ka marrë “Trafiku Urban”, ka thënë Sejdiu në Info Magazine në Klan Kosova.

12/11/2017 17:11

Dardani ka habitur me këtë gjest, gjatë mbledhjes së Kryesisë së VV (Pamje)