Opinion

´´Së bashku me ju për Klinën´´, realitet apo tendencë manipulimi

09/18/2017 20:41
nga:Labinot Krasniqi

´´Së bashku me ju për Klinën´´, kështu doli lajmi nga dega e PDK-së në Klinë se do të jetë motoja e fushates elektorale të kandidatit për kryetar, kryetarit aktual, Sokol Bashota.

Së pari, unë mendoj që është lajm hiç i mirë për Klinën, po ashtu edhe për vetë PDK-në. Fillimisht, është lajm jo i mirë, meqë mandati i katërt është i tepërt dhe krahas frikes që nuk ka së cfarë t´i jap më Klinës është edhe dilema për fuqinë e një lideri lokal dhe një grupi të vogël për rreth tij, meqë jemi dëshmitarë të disa angazhmieve që kanë ngritur shumë dyshime, madje kemi edhe ndërhyrje të prokurisë, sado qe mund të ketë pushim, nisje apo ri-nisje hetimesh. Derisa, aspak e mirë edhe për PDK-në, meqë si udhëheqës “i fort´´ i partisë, e ka bërë goxha “llugë“ me ofrimin e çdo kujt në parti, duke injoruar goxha shumë strukturën (ketë e thonë shumë anëtar të kësaj partie), por edhe duke mos i dhënë hapësirë të rinjve të partisë, përveç punësimeve klasike partiake nëpër institucione publike. Por, prap mbetet i vetmi që ka mbajtur të bashkuar këto zëra, mbetet të shihet në vazhdim, nëse zërat kundër brenda partisë do t´i mbaj bashkë mandati i pretenduar. Ndoshta pretendimet e të tjerëve dhe mundësia që pa-kënaqësitë të dalin jashtë takimeve e zyreve të partisë e kanë shtyrë të ´´sakrifikoj´´ Bashotën, që në ketë kohë veç i la me rrit apetitet disa anëtar të partisë, të vjetër e disa të ri, jo për nga mosha, por për nga antarësimi.

Bashota, që bazuar në njerëzit afër tij pretendimet i kishte të leviz në qender, duket që zhvillimet në nivel nacional i mbyllen ketë mundësi. Meqë, PDK është në fazën që “në ballë“ mos të ketë figurat e njohura që vin nga UÇK-ja, por të paraqitet si parti moderne dhe e vlerave të reja. Të pakten ketë është munduar ta paraqes kryetari i ri i PDK-së, sidomos me ato antarësimet e famshme, “alla Albana Xharra“, po ashtu edhe emrat që kanë folur për partinë, e ketë e tregon edhe emërimi i ministrave të rinj në qeveri.

Mendoj që është si kandidat i favorizuar në këto zgjedhje, e kjo më së shumti falë angazhimit të ulët të subjekteve opozitare në Klinë, derisa ato që veç ka koalicion i ka bërë sikur të ishin të gjithë në PDK. Është i favorizuar, edhe për shkak që ka në dorë edhe mjetet publike, duke i shfrytëzuar në kohë para dhe gjatë fushatës. Nuk duhet mohuar që kryetari i Komunës së Klinës ka bërë edhe punë të vlerësueshme që do ta bënin konkurues me të avancuar nga të tjerët.

Bashota, i cili në një rast që isha dhe unë prezent tregonte për angazhimin e tij të hershëm në ilegale, që të bënë të rrënqethesh për shkak të moshes së tij në kohen e angazhimit. Edhe kjo në zgjedhjet e kaluara e ka favorizuar, meqë lidhjet i ka jo të pakta me akterët kryesor që kanë menaxhuar me vendin e organe ose institucione të ndryshme.

Bashota, po ashtu është një “lojtar i mirë“ me rrethanat. Në mandatin e parë 2 vjecar, ishte ndër kryetarët me të suksesshëm në Kosovë, mendoj unë, sidomos nga thithja e fondeve nga qeveria që udhëhiqej nga PDK, edhe pse kjo metodë flet për “kapadaillëk“ me shumë se sa drejtësi, por qytetari përfitonte dhe i dha edhe një mandat, por, tashmë të plotë dhe 4 vjeçar.

Me marrjen e mandatit të plotë ndryshoj kryetari. Nisi me porosinë e famshme, blerjen e një makine supër luksose e tepër të shtrenjt, Range Rover sport, rreth 70.000 euro. E tepërt për një komunë të varfër! Me pas nisi më koncesionimin, që për mua është ndër me të dyshimtit në Kosovë, duke i dhënë ndërtimin e objektit të komunës një Kompanie nga Lipjani në shkëmbim të pronës publike, me pas edhe shkeljen e PZHU-së, mu para syve të kryetarit. Meqë me PZHU-në e asaj kohe lejohej ndërtimi në lartësi P+6, e kryetari e lejoj në P+9 dhe kjo me arsyetimin e rregullimit të sallës së Kuvendit. Shkelje e madhe ështe kjo, po flas është e tillë për një vend ku funksionon drejtësia dhe përgjegjësia.

Tjetër, unë e quaj mëkati me i madh i kryetarit dhe kandidatit të sërishëm për të udhëhequr me komunën time është humbja e shtëpisë së shtrënjt, ikonës së Klinës, Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit“ dhe hapsirës për reth saj. Edhe kjo është dhënë në koncesion, e kujt i është dhënë, pak kush e din mirëfilli. Aty, e dim të gjithë, ishte një bllokadë totale e punimeve, derisa për të mbuluar dështimin, aty një kompanie tjetër ju dha një hapësirë tjetër publike vetëm për të mbuluar dështimin e këtij koncesionimi. Përballja me qytetarin, që për fat të tij e ka shumë pasiv ose me nevoja bazike për dorën e tij, është e paket. Qytetarët janë të prirur të flasim për këto gjëra në kafe, por jo edhe të jen aktiv dhe thërrasin në përgjegjësi dhe llogaridhënie, madje numri i atyre që marrin pjesë në debate apo dëgjime publike është jashtzakonisht i ulët.

Shtëpia e kulturës, e cila humbi, për marre disi është vënë në funksion të ndonjë momenti, por jo të qytetarit të Klinës dhe kulturës në tërësi, nuk u bë as biblioteka me standarte që thuhej do jetë aty me salla leximi, kjo, sepse është fshehur për ti jap hapësirë banesave dhe lokaleve. Madje, shumë kush e quan të pa përfunduar shtëpinë e kulturës, derisa para rreth 2 vitesh kemi edhe një ri-shitje të ndërtesës përpara shtëpisë së kulturës dhe në ketë formë duke “mjegulluar“ realitetin aty. Dhe kjo ka ndodhur pa ndonjë vendim paraprak të asnjë organi komunal. Shumë e thonë që e ka blerë Behxhet Pacolli, zëvëndëskryeministri i parë, ketë e kam të pa konfirmuar, por fotografia e Pacollit gjindet në zyren e shitjes në ketë objekt.

Ka edhe plotë gjëra, sikur është dështimi katastrofal i çështjes me humane e me të nëvojshme, sigurimi i ujit të pijes. Rreth 1.7 milion euro të shpenzuara për fabrikën e ujit të pijes, manipulime jo-njerëzore për ujin e (pa)pijshëm. Dorëzim i Fabrikës me vonesë e jashtë planit, si edhe ende pa plotësuar kapacitetin e paraparë e me disa të meta teknike. E, sot akush nuk e pin ketë ujë! Lajmet që uji është i pijshëm, është ende i kotë, qytetarët nuk e besojnë, ende i ke marketet të mbushura me bitona 10 litërshe, kjo falë mos komunikimit të duhur me publikun dhe sqarimin e sigurimin.

Po i kthehem motos, me të cilën Bashota do t´i ofrohet qytetarit. Jam i sigurt, qe do të jetë e përgatitur mirë si fushatë, do të jetë e kushtueshme dhe kombinuar me eksperiencën e trajtimit të momenteve para zgjedhjeve, sulmeve ndaj kundërkandidatëve dhe premtimeve të shumta, gjasat e mëdha i ka qe të jetë edhe për një mandat në krye të komunës. Mendoj, që është çdo gjë vonë për opozitën. Ose, ndoshta balotazhi mund të bëjë mrekullinë?! Derisa se sa do të zgjat mandati i ri, varët nga krejt tjerë akterë.

Motoja e fushatës së Bashotës “Së bashku për Klinën“, duket që për dallim prej herave të tjera, dallon nga ajo e nivelit qendror, p.sh. për Klinë evropiane ishte motoja e zgjedhjeve të kaluara, ashtu sikur motoja e nivelit qendror, për Kosovë evropiane. E para, e çuditshme kjo lëvizje, meqë Klina ende nuk është evropiane dhe, mendoj që ketë është dashur të vazhdoj sepse larg është Klina nga të qenit evropiane. Klina, nuk ka ujë të pijes, nuk ka rrugë të standartizuara, shëndetësia është në gjëndje tmerrësisht të keqe, fëmijët nuk kanë asnjë hapsirë të sigurt për lojrat e tyre, Klina nuk ka stacion të autobusve, nuk ka parkingje, Klina nuk e ka një parkë të vetëm e hapsira të gjelbërta, nuk ka ndriçim të përhershëm, shkollat janë me kërkesa e standarte të kohes, mjedisi e lumenjt nuk ruhen e as zhvillohen, e shumë gjëra për të qenë evropiane.

Nëse Bashota me ketë moto dëshiron të thotë që deri tash kam bërë çfarë kam dashur unë, e tash do nisi të punoj e veproj bashkë me ju dhe për ju, atëherë pajtohem, sado që mendoj që pas 3 mandatësh është vonë, shumë vonë dhe zorë e besueshme. Por, në anën tjetër,më gjithë vërejtjet publike ndaj mënyrës së qeverisjes së Bashotës, qytetari veç ka vazhduar mandatin, edhe pse çdo herë kishte informaione për shkelje dhe dëme. Metoda për të siguruar vota në zgjedhjet e kaluara ka qenë veprimi me i keq i mundshëm, meqë ai vetë ka krijuar Iniciativa qytetare të pastra fetarisht. Ky veprim i solli rezultat, meqë këto iniciativa i sollen rreth 2500 vota me shumë, por veprim shumë i ulët për një qytetar me vetëdijen e nevojshme, që sheh me larg se sa një palë zgjedhje.

Bashota, në çdo vit ka pasur rreth 2 milion euro para për investime kapitale, këto mjete janë investuar kryesisht në asfaltim rrugësh, kanalizime, ujësjellës, po ashtu edhe në arsim. Në shëndetësi është invesuar jashtëzakonisht pak. Kërkesat e publikut në takimet publike janë marrë shumë pak në konsideratë, gjë që ka thelluar edhe me tej pasivizimin e qytetarëve, që pak besojnë që përmes angazhimit mund të kontribuojnë në politikëbërje. Ndoshta, këtu e ka bazën motoja e Bashotës.

Po theksoj disa raste dhe veprime që në këto vite të qeverisjes Bashota, sidomos pas vitit 2009, që bien ndesh me moton e tij.

Sheshi i qytetit, që me të vërtetë do të duket me mirë se para punimeve, është nisur së punuari, pa asnjë komunikim me publikun, asnjë marrje e ndonjë propozimi, pa paraqitur projektin detal, etj. Kur është përfshirë direkt në buxhet, në atë takim, i vetmi që ka folur për ketë çështje isha unë, edhe e kam kundërshtuar, me arsyetimin që është projekt i parakohshëm sepse nevoja atyre që ishin të pranishëm ishin për ujë të pijes, shtrirje të rrjeteve të kanalizimeve, asfaltim i rrugëve, kushte me të mira në shëndetësi e arsim, etj. Është kërkuar, nga organizata ku mundohem të jem aktiv, disa herë procesverbali i takimit me publikun, meqë, edhe pse nuk ka ndodhur një i tillë, kryetari vazhdimisht deklaron që është diskutuar me publikun, por asnjëherë nuk është kthy përgjigje, edhe komuna kishte obligim diskutimin e këtij projekti, si edhe lejimin e qasjes në ketë dokument publik. Dikur, shumë me vonë të tjerët me thanë që kanë dal disa foto të sheshit në facebook.. Po ashtu, mënyra e bartjes së mjeteve tregon që nuk është respektuar vullneti i qytetarit, mandej ndërrimi i kodit dhe emërtimit siç i përshtatej, mos saktësia në informim ndaj qytetari dhe biznesit, etj. Secili qytetarë e quan ketë projekt të parakohshëm, sepse qytetari ka mungesa tejet bazike për jetë me një masë minimale kualiteti e sigurie.

Ndryshimet e planeve urbane. PZHU, që është ndryshuar me shumë vërejtje e akuza për shkelje ligjore, madje kryesuesi i atëhershëm, e pat quajtur ´´me dokumente klandestine´´. Në atë kohë, ndryshohej etazhiteti, po ashtu edhe ndërrohej destinimi i lagjës, nga ndërtim i ulët në të lartë. Asnjë banorë i lagjes nuk e kishte informacionin, asnjë zyrtarë nuk ka shkuar të komunikoj me ta. Falë këtij ndryshimi, lagjes së krijuar në vitet 70-ta duke respektuar vijen urbane, i erdhen ndërtime të larta. Kjo, sepse në një parcellë kishte hapësirë për ndërtim, kaq! dhe shumë shpejt doli ndërtesa, kryetari ishte i pranishëm në nisje të punimeve, ndër vizitat e rralla në lagje. Derisa, në lagje ku mund të bëhej ndërtim i lartë me plan urbanistik kryetari nuk kishte interes. Lagje të ndërtuara, kryesisht, pas ardhjes së Bashotës në krye të komunës, vazhdojnë të ndërtohen pa pasur asnjë plan, Dresniku, buzë lumit ´´Klina´´, rruga e Zajmit, janë të tilla. Rezervati bujqësor, i mbrojtur me ligj përmes një vendimi të Kuvendit të Komunës, është mbushur me ndërtime ilegalisht dhe komuna asnjë hap nuk e ndërmerrë dhe me vetëdije lejon shkeljen e planeve dhe vepron kundër vullnetit të qytetarëve të asaj zone dhe jo vetëm, që kanë nisur edhe peticion për ndalimin e ndërtimeve pa leje.

Në vitet e fundit kryetari i ka injoruar shumë takime me publikun, madje edhe atëherë kur diskutohej për buxhetin dhe investimet kapitale, edhe pse është menaxheri kryesor i parasë publike. Edhe kjo bie ndesh me moton e re.

Mos komunikimi me publikun për ujin e pijes. Qytetari vazhdon të paguaj paralelisht, për ujin e pa pijshëm sikur për ujë të pijes, derisa ai detyrohet të blejë çdo ditë ujin e pijes ose të marrë në qytete tjera. Madje, qytetari paguan trefish, meqë fabrika e ujit që do të duhej t´i sjell ujin e pijes qytetarit, ka kushtuar rreth 1.7 milion euro, është investim publik i komunës, është para e qytetarit të Klinës. Kryetari, po ashtu nuk ka qenë i hapur edhe pse udhëheq me një institucion publik, për hetimet dhe bastisjet që kanë ndodhur. Sado, që secili është i pafajshëm derisa nuk vërtetohet e kundërta, por udhëheqja e një institucioni publik me verdiktin e qytetarit, mendoj, që një minimum informacioni e sqarimi i është borxh në momentin kur ndodhin veprime të tilla të organeve tjera.

Prishja e vetures së Kryetarit, mirëmbajtja e din secili që është e shtrenjt, por aksidenti që ka quar në bllokim total të vetures, së si ka ndodhur rasti, kostoja prej rreth 10 mijë eurosh për ta rregulluar dhe vendndodhja për shumë kohë, kanë dashur një minimum sqarimi për qytetarin.

Thuhet, që me mbështetje të nivelit nacional të qeverisjes, kanë nisur punimet në rregullimin e lumit ´´Drini i Bardhë´´, kryetari aktual dhe pretedenti për një mandat tjetër, asnjë komunikim me publikun nuk e ka bërë, asnjë mendim të qytetarit të Klinës nuk e ka marrë, asnjë plan nuk ka paraqitur në formë të organizuar e publike.

Shumë me herët, kur Bashota ka nisur mandatin e dytë, kur shkileshin planet urbane, manipulohej me ujin e pijes, gjendja infrastrukturore ishte tejet e keqe, kur shëndetësia është në gjëndje që një kryetar do të duhej të skuqej, kur komunikimin e linte shpesh në dorë të stafit pranë zyres së tij dhe në mënyrë tejet arrogante madje edhe në prezencë të tij komunikojnë.. Dhe dikur, kur bëja kërkesa të përvitshme për të pasur një ditë që qytetarët të kujtojnë të rënët në Kralan e vende tjera apo kur kërkoja siguri për fëmijët në rrugë dhe kënde të sigurta për lojëra fëmijësh apo fakti që kryetari im në Klinë në objektin e komunës është prezent në shumicën e rasteve vetëm pasditeve, pata deklaruar, që meqë kryetari jeton në Prishtinë, ai nuk mendon emocionalisht për Klinën, ai nuk bashkëndjen dhe bashkëjeton mirëfilli me qytetarin.

E fundit, të premtën u publikua një raport me prioritetet e të gjitha vendbanimeve të Komunës së Klinës, ishte një publikim i cili kishte bazë komunikimin e qytetarit nga secili fshat apo zonë urbane e Klinës. Edhe pse kishin ftesë të shkruar e në kohë, nga zyra e kryetarit, në koridor dhe atë vetëm pesë minuta para që të nis takimi, u tha që partia (PDK) ka vendosur që do bojkotojnë këtë takim, kur të ftuar ishin kryetari, kryesuesi, drejtorët përkatës, madje ky i fundit pak orë para takimit tha që do jetë i pranishëm, duke kërkuar edhe votën. Kryetari, që gjatë gjithë mandatit ka thënë që është kryetar i të gjithëve, meqë udhëheq një institucion publik, as kësaj herë nuk doli që të jetë bashkë me qytetarët, të komunikoj me rreth 50 bashkëqytetarë, e po ashtu edhe të jep mendimin e vetë për botimin, si edhe të ketë përballje me kundërkandidatët, meqë për herë të parë ishte një takim i organizuar krejtësisht me iniciativë lokale ku të ftuar ishin edhe kandidatët për kryetar.

Të shkruash ketë realitet, e di, rrezikoj që secili anëtar i familjes të punësohet ose edhe të ketë hakmarrje, eventuale në ndonjë mundësi (Madje, mua me paten mohuar të marrë pjesë edhe në procesin e regjistrimit të popullësisë, meqëm sipas tyre, ´´nuk plotësoja kushtet´´, madje aty ku kanë në dorë edhe të sulmojnë në forma të ndryshme, siç ka ndodhur në disa raste kur stafi për rreth zyres së kryetarit kërcënon pa të drejtë, kur nënkryetari apo drejtorë sulmojnë stafin dhe organizatën ku, them, provoj të jem aktiv si qytetar. Akuzojnë edhe për ndonjë afërsi me subjekte opozitare, ose ose.. vetëm së je një zë i pavarur që pasqyron (mos)punën e Ekzekutivit dhe Legjislativit. Por, unë mendoj që ky realitet ndihmon Bashotën të reflektoj dhe, vetëm, në ketë mënyrë me bënë të mendoj që e ka me të vërtetë ketë angazhimin që mendon ta marrë me vehte gjatë tërë mandatit, nëse qytetari edhe një herë i beson, moton “Së bashku me ju për Klinën´´.