Geek

Samsung përgatit çip të ri nga segmenti i mesëm

05/16/2017 17:49
nga:Gazeta Blic

Linja e çipave të Samsung-ut përbëhet nga disa modele impresive, por Qualcomm ka bllokuar kompaninë jug-koreane t’ua shesë çipat e vet prodhuesve tjerë.

Edhe përkundër kësaj, Samsung vazhdon të zhvillojë modele të reja të çipave Exynos, të cilët përdoren në shumicën e pajisjeve mobile të kompanisë. Sipas informacioneve nga Kina, Exynos 7872 është çipi më i ri i segmentit të mesëm.

Çipi arrin me CPU-n prej tetë bërthamash, me katër bërthama Cortex-A53 dhe dy bërthama Cortex-A73, si dhe GPU Mali-T830 MP2. Çipi do të prodhohet në procesin prodhues 14nm LPP të Samsung. Duke iu falënderuar të gjitha përmirësimeve, çipi i ri do të ofrojë 70% performancë më të mirë CPU në krahasim me pararendësin e tij dhe njëkohësisht do të jetë 30% më efikas kur janë në pyetje shpenzimet.

Exynos 7872 pritet në tetor dhe me siguri rrugën e vet do ta gjejë në serinë e telefonave Samsung Galaxy A ose Samsung Galaxy C.

07/21/2017 14:21

Si ti ruani gjërat e vlefshme me Alcatel Move Track?