Geek

Samsung Galaxy S9 mund të lansohet më herët sesa zakonisht?

09/02/2017 11:25
nga:Gazeta Blic

Telefoni i ri premium nga Samsung, Galaxy S9 – mund të debutojë edhe më shpejt se sa besohej më parë, thuhet sipas një raporti të ri.

Sipas një raporti nga vendlindja e Samsung, Korea e Jugut, telefoni i ri do të debutojë në janar. Kjo është dy muaj përpara fillimit të zakonshëm të Samsungut të ri që fillon rreth muajit mars, zakonisht.

Informacioni vjen nga faqja e biznesit Investor, e cila pretendon se ky ndryshim është bërë i mundur falë qasjes së hershme në panelet e ekranit. Sa për kontekst, dërgesat e ekranit për Galaxy S8 besohet të kenë filluar në janar të këtij viti, dy muaj para se telefoni të ishte zbuluar.

Për Galaxy S9, besohet se panelet do të bëhen të disponueshme në nëntor të 2017, duke e çuar lansimin e mundshëm përpara kohës së zakonshme.

Megjithatë, është e pamundur të thuhet me siguri kur telefoni do të debutojë zyrtarisht. Vetëm për shkak se panelet janë në dispozicion herët nuk do të thotë që telefoni do të arrijë më herët.

Është krejtësisht e mundshme që Samsung do të përmbahet në kohëzgjatjen e zakonshme të muajve shkurt / mars, për të qëndruar në linjë me panairin e madh mobil të Barcelonës dhe të përfitojë nga vëmendja e madhe mediale që vjen me të.

09/19/2017 07:17

Kini kujdes! Kush ju rregullon ekranin e thyer të celularit mund t’ju përgjojë!