Geek

Samsung: Galaxy S8 po shitet më mirë se sa modeli paraprak

07/18/2017 14:54
nga:M H

Një hulumtues i sigurisë kohë më parë deklaroi se shitja e modeleve të reja Samsung Galaxy S8/S8+ është duke shkuar shumë ngadalë.

Raporti madje pohoi se kompania jugkoreane ka shitur më shumë modele Galaxy S7 në krahasim me shitjen e modeleve të tanishme Galaxy S8.

Por, sipas pohimeve të gjigantit nga Koreja Jugore, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

DJ Koh, president i kompanisë për komunikime mobile, kategorikisht ka hedhur poshtë pohimet e mëhershme të hulumtuesit të sigurisë, duke thënë se telefoni më i ri premium vazhdon të tejkalojë shitjen e pararendësit të tij.

Ai madje ka përmendur edhe disa shifra, duke zbuluar se shitja e kombinuar e telefonave Galaxy S8 dhe S8 Plus është rreth 15 për qind më e madhe krahasuar me modelet Galaxy S7, transmeton KosovaPress.

Koh, po ashtu, tha se nuk janë vërejtur trende, të cilët dëshmojnë për ndryshime dhe ngadalësim të shitjes.

07/27/2017 13:21

​Samsung njofton të ardhura rekord duke lënë pas “Apple”