Geek

Samsung blen kompaninë Harman për 8 miliardë dollarë

03/11/2017 14:36
nga:Gazeta Blic

Pavarësisht rritjes së tij shpërthyese, kompania Samsung kryesisht preferon që të blejë kompani më të vogla “startup” ose vendos që vetë të zhvillojë teknologji të caktuara.

Kjo ka ndryshuar nëntorin e kaluar kur kompania paralajmëroi se do të blejë  “Harman International Industries” për rreth tetë miliardë dollarë, ndërsa tash së fundi ka bërë të ditur se e gjithë puna ka përfunduar, transmeton KosovaPress.

Harman është kompania amë jo vetëm për brendin Harman Kardon, por po ashtu edhe për Infinity, JBL, Lexicon dhe Mark Levinson.

Blerja përfaqëson përforcimin potencial për përpjekjet e Samsung-ut në sektorin e mençur dhe pajisjeve tjera lidhëse, madje edhe pasi që Harman, i cili ka rreth  30.000 punonjës, do të vazhdojë të funksionojë si një njësi e veçantë.

Harman është lider në tregun e lidhur për zgjedhjen e automobilave, ndërsa pothuajse dy të tretat e shitjeve të lajmëruara të kësaj kompanie në 12 muajt e fundit kishin të bëjnë me industrinë e automobilizmit.

04/21/2017 13:13

Rritet vlera e kompanisë Samsung edhe për një miliard dollarë