Lajme

Salihu i falënderon votuesit për besimin e dhënë, thotë se do të jetë zëri i tyre në Kuvend

06/19/2017 15:59
nga:D.I

Abdyl Salihu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka falënderuar votuesit e tij për besimin e dhënë në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.

Salihu ka thënë se edhe pse KQZ ende nuk ka publikuar rezultatet përfundimtare, ai ka marrë besimin e qytetarëve qe të jetë deputet në legjislaturën e ardhshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ai ka falënderuar të gjithë votuesit për mbështetjen e dhënë.

Salihu ka premtuar se do të jetë përfaqësues i denjë dhe zëri i votuesve të tij në Kuvendin e Kosovës.

“Gjatë gjithë jetës sime kam qenë i përgjegjshëm para çdo situate që na kanë vënë rrethanat e nëpër të cilat kemi kaluar sëbashku si popull. Jam munduar që me nderë dhe përkushtim ti kryej të gjitha obligimet që na i ka dhënë koha”, ka shkruar Salihu në Facebook.

Postimi plotë i Salihut:

Të dashur miq, familjar dhe dashamirë, Të dashur qytetarë të Mitrovicës, Skenderajt, Vushtrrisë, Drenasit, Prishtinës, Kaçanikut, Klinës….., dhe të të gjitha qyteteve të Kosovës, Edhe pse akoma jo zyrtarisht, tashmë kam marr konfirmimin se përmes dhënies së votës tuaj në ditën e zgjedhjeve me 11 Qershor, unë kam marr besimin tuaj që të jem deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Dua që përmes këtij postimi të ju falenderoj shumë secilin prej jush veç e veç, dhe të gjithëve në përgjithësi që i keni besuar kandidaturës sime për të marr ulësen e deputetit, nga e cila unë ju premtoj se do të jam përfaqësuesi juaj i denjë, do të jem njëri nga ju dhe zëri juaj në atë ulëse! Ju premtoj se nuk do të harroj kurrë se për mua ajo ulëse përveç që do të jetë privilegj i dhënë nga Ju të dashur qytetarë, për më shumë do të jetë detyrë dhe përgjegjësi të cilën unë zotohem se do ta ushtroj më shumë përgjegjësi të lartë etike, morale dhe profesionale. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë i përgjegjshëm para çdo situate që na kanë vënë rrethanat e nëpër të cilat kemi kaluar sëbashku si popull. Jam munduar që me nderë dhe përkushtim ti kryej të gjitha obligimet që na i ka dhënë koha! Me këtë rast nuk dua të tërheq ndonjë paralele, por dua të ju them se po me aq zell, nderë dhe përkushtim këtë besim tuajin do ta përkthejë me punë të palodhshme dhe të përgjegjshme, në menyrë që ëndrrat tona për një shtet funksional dhe të mireqenë për qdo qytetarë ti bëjmë realitet. Duke ju falënderuar nga zemra për besimin që treguat në mua dhe projektin #FillimiiRi, lus Zotin që së bashku me të gjithë kolegët tjerë të na ndihmojë që të punojmë me nderë dhe që të dalim faqebardhë para jush, në mënyrë që vendin tonë ta bëjmë ashtu siç e kanë menduar dhe dëshiruar gjenerata të tëra, të cilët flijuan dhe sakrifikuan gjithqka në jetë, vetëm e vetëm që Ne të mund të jemi të lirë dhe të punojmë e ta zhvillojmë vendin tonë të dashur Kosovën. Po ashtu, dua që të shpreh një falenderim të veçantë për gjithë ata djem dhe vajza të palodhëshëm që herë bashkë me mua, e shumë herë edhe pa mua për shkak të kohës së shkurtër të fushatës, në pamundësi pë të qenë gjithmonë ku ju ishit mbledhur për të na pritur, përcollen tek ju zërin dhe vizionin tim pë të ardhmen tonë të përbashkët. Zoti na ndihmoftë dhe na prift e mbara! Sinqerisht i juaji, Dr. Abdyl Salihu

06/22/2017 19:31

Vetëvendosja: I kemi siguruar 31 ulëse në Kuvend