Lajme

Rusia ka video seksuale të Trumpit? Reagon për herë të parë Kremlini!

01/11/2017 12:13
nga:R A

Pas dokumentit konfidencial të publikuar me akuza skandaloze ndaj presidentit amerikan Donald Trump, si pjesë e materialeve kompromentuese me të cilat Rusia sipas CIA-s po i bën shantazh Trumpit, ka ardhur reagimi i parë i Kremlinit.

“Moska thotë se dokumentet që pretendojnë se Rusia ka kompromentuar të dhëna për Donald Trump janë një trillim dhe një “bllof total.”

Kështu shkruan RT, duke theksuar se Rusia nuk ka mbledhur asnjë informacion të këtij lloji as për Trump e as për rivalen e tij në garën për SHBA-të, Hillary Clinton.

“Kremlini nuk ka asnjë material kompromentues për Trump. Ky raport nuk korrespondon me realitetin dhe nuk është tjetër veçse një fiction absolute “, tha nënkryetari i administratës presidenciale ruse, Dmitry Peskov, në një deklaratë të sotme për gazetarët.

“Ky është një blof i përgjithshëm, një trillim absolut, absurditet i plotë,” tha ai.

Sipas tij, Presidenti rus është i angazhuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me partnerët e huaj, në radhë të parë – në interes të Federatës Ruse dhe popullit rus dhe së dyti – në interes të paqes globale, stabilitetit dhe sigurisë.
Të martën, përcjell Panorama, CNN publikoi një artikull ku thuhej se inteligjenca amerikane ka dorëzuar dy faqe përmbledhje të dokumenteve të klasifikuara, me pretendimin se rusët kanë materiale kompromentuese për Trump, dokument që iu dorëzua edhe vetë Trumpit dhe ish-presidentit Obama.

Informacioni është përfshirë si një shtojcë në një version të klasifikuar të raportit të përgatitur nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të ndikimit rus në 2016, në zgjedhjet presidenciale, sipas CNN.

Sipas dokumentit Moska ka në dorë Trumpin pasi i disponon video seksuale në një hotel me sjellje poshtëruese të presidentit amerikan.

Pas lajmit Trump ka reaguar duke i quajtur lajme të rreme. Ndërkohë në media është publikuar edhe dokumenti konfidencial, që tregon për orgjitë e Trump.

04/29/2017 12:13

Rusia shpalosë arsenalin e frikshëm të armëve, këto janë “bishat” ruse (FOTO)