Geek

Rrjedh fotografia e parë e VW Polo 2018

06/13/2017 15:17
nga:D.I

Volkswagen ka publikuar fotografinë e parë në të cilën vërehet një detaj i dritës së pasme të automobilit Polo për vitin 2018.

Prodhuesi gjerman konfirmoi në fillim të muajit se gjenerata e gjashtë e modelit Polo do të ketë premierën online më 16 qershor në ngjarjen speciale në Berlin, derisa prezantimi i parë para publikut të panairit është caktuar për shtator në Frankfurt, transmeton KosovaPress.

Në prag të prezantimit që do të ndodhë të premten, Volkswagen zbuloi se si do të duket drita e pasme e gjeneratës më të re të modelit Polo.

Sipas të gjitha gjasave, Polo VI do të ketë dizajn evolutiv dhe do të përdorë platformën e re mekanike MQB-A0 dhe paletën e avancuar të motorit.

07/14/2017 07:27

Publikohen fotografitë e para të Beyonce me dy binjakët!