Lajme

Rritja e Ramush Haradinajt, gati 50 mijë vota më shumë se në vitin 2014 (Foto)

06/16/2017 22:20
nga:M H

Në zgjedhjet e 11 qershorit përveç partive, janë vëzhguar edhe votat e kandidatëve për kryeministër dhe atyre për deputetë.

Disa prej tyre patën rritje të votave e disa ulje, madje në disa komuna pati edhe befasi.

Por ajo çka vlen të theksohet është rritja e madhe e votave për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton lajmi.net

Në zgjedhjet e vitit 2014 Haradinaj kishte siguruar rreth 50 mijë vota, kurse siç po raportojnë mediat lideri i AAK-së në këto zgjedhje ka siguruar mbi 97 mijë vota.

Nga këto rezultate duke u pritur gjithashtu edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora, del se kandidati për kryeministër nga PAN ka pasur një ngritje me mbi 47 mijë vota.

Edhe pse koalicioni PAN doli i pari në këto zgjedhje, rezultati nuk ishte ai i pritur nga partitë e këtij koalicioni. Përkundër kësaj, PAN-i do të jetë mandatari i parë për formimin e Qeverisë.

11/20/2017 00:00

Ramush Haradinaj: AAK-ja është fituese e 8 komunave