Sport

Ronaldo tregon a e uroi Messi pasi u shpall lojtari i vitit

01/10/2017 16:13
nga:L H

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ nga FIFA, duke lënë pas Lionel Messin dhe Antoine Griezmann.

Në mbrëmjen gala të organizuar nga FIFA nuk ishte pjesëmarrës Messi dhe i pyetur se a është uruar nga ylli i Barçës, CR7 ka thënë:

“Po bën shaka? Nuk e kam numrin e tij”, ka thënë Ronaldo gjatë një interviste për radion spanjolle Cadena SER.

03/27/2017 23:42

Çfarë po ndodh me Messin te Argjentina?

“Unë uroj njerëzit kur janë të pranishëm, ai nuk ishte. Është e vështirë të urosh dikë kur nuk është aty”.

“Kur ai fitoi Topin e Artë unë e kam uruar”, ka shtuar portugezi në emisionin El Larguero.