Sporti

Ronaldo sot barazon rekordin e legjendës së Realit në ‘El Clasico’

08/13/2017 16:44
nga:L H

Pas vërshëllimës së fundit në El Clasicon e sotëm midis Barcelonës e Real Madrid, takimi i parë i Superkupës, Cristiano Ronaldo do të ketë luajtur ndeshjen e tij numër 374 për Los Blancos, duke u barazuar me legjendarin Alfredo di Stefano.

Portugezi vazhdon të shkruajë historinë, edhe pse gjatë verës pati dyshime se ai mund të largohej nga Spanja, për shkak të problemeve me autoritetet fiskale. Por ai do të qëndrojë të paktën edhe për një vit, duke pasur mundësi për rekorde të tjera.

Prej kohësh ai është shënuesi më i mirë i Realit në histori, duke kapërcyer Raul më 2015. Ronaldo ka shënuar 407 gola, 84 më tepër se Raul, ndërkohë që Di Stefano është i treti, me 100 më pak.

Brezi i Di Stefanos mbetet më i suksesshmi deri tani në nivel kolektiv, me pesë Kupa Kampionesh radhazi.

08/19/2017 15:51

Kush e dëshiron Asension ja sa para duhet të paguaj