Sporti

Ronaldo paralajmëron largimin nga Reali, ‘çmenden’ tifozët e Manchester United (FOTO)

06/16/2017 13:08
nga:Gazeta Blic

Bota e futbollist është tronditur nga deklarata e fundit e Cristiano Ronaldos.

Sipas të përditshmes portugeze ‘A Bola’, Ronaldo ka kërkuar largimin nga Real Madridi, përcjellë Gazeta Blic

Fituesi i Topit të Artë, është i inatosur me akuzat ndaj tij për evazion fiskal, të cilat i janë bërë nga prokuroria në Spanjë, dhe tani ka vendosur që të largohet nga Spanja.

Madje, 32-vjeçari mësohet se ka informuar klubin për këtë vendim të ‘pakthyeshëm’ të tij, dhe se ka kontaktuar edhe me Florentino Perezin.

Portugezi javë më parë theksoi se dëshiron ta mbyllë karrierën në Real Madrid, derisa tani kjo deklaratë e fundit e tij ka bërë që tifozët të ‘shpërthejnë’ në rrjete sociale.

Kjo ka bërë që tifozët e skuadrave rivale – e në veçanti ata të Manchester United – të besojnë se mund të nënshkruajnë sërish me ish-yllin e tyre.

Kujtojmë se portugezi në nëntor të vitit të kaluar, nënshkroi kontratë të re pesë-vjeçare. /Gazeta Blic/

11/24/2017 21:49

Real Madrid – Malaga, Zidane publikon listën e lojtarëve për këtë ndeshje