Ronaldo në Kinë? Perez tregon a ka pasur ofertë zyrtare për yllin e Realit

10 January 2017, 18:23

Ronaldo në Kinë? Perez tregon a ka pasur ofertë zyrtare për yllin e Realit

Real Madrid nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare nga ndonjë prej klubeve kineze për Cristiano Ronaldo.

Por që, ndonjëri prej bashkëlojtarëve të tij mund të ketë ndonjë afrim me to, ka thënë presidenti i klubit, Florentino Perez.

Agjenti i kapitenit të Portugalisë, Jorge Mendes ka bërë me dije se Ronaldo është i fundit për të cilin ka interesim nga Superliga e Kinës, me një ofertë prej 300 milionë euro dhe me një pagë vjetore prej 100 milionësh.

“Real Madrid s’ka pranuar ofertë”, ka thënë Perez për Onda Cero.

“Është e mundshme që të ndodhë diçka pasi ka pasur shumë njerëz ndër vite që kanë shprehur interesim për të nënshkruar me Ronaldo”, ka shtuar Perez.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika