Sporti

Ronaldo merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

07/10/2017 15:44
nga:Gazeta Blic

Cristiano Ronaldo ishte bërë temë “bombë” javëve të fundit pasi spekulohej se gjatë kësaj vere do të largohet nga Real Madridi, pasi ishte i pakënaqur me klubin, që nuk i doli në mbrojtje kur pati probleme me shtetin spanjoll, pasi u akuzua se iu kishte ikur tatimeve.

Megjithatë, mediat spanjolle shkruajnë se tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ylli portugez e ka ndërruar mendjen.

Me këtë rast, CR7 do të mbetet në kryeqytetin spanjoll edhe në sezonin 2017/18.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, “AS”, e afërt me “Los Blancos”, duke iu dhënë fund spekulimeve për një rikthim të mundshëm të përfaqësuesit portugez në Manchester United.

Ronaldo është bërë legjendë në “Santiago Bernabeu” duke fituar gjithçka me kampionin evropian dhe spanjoll, ndërkohë që është fitues i katërfishtë i Topit të Artë dhe shihet si favorit absolut për ta fituar këtë trofe prestigjioz për herë të pestë.

11/22/2017 17:10

Alexis Sanchez i bashkohet Real Madridit