Sporti

Ronaldo: Lamtumirë Real Madrid! (FOTO)

06/16/2017 09:24
nga:Gazeta Blic

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Ronaldo dëshiron ta braktis Spanjën, dhe të largohet përfundimisht nga Real Madridi, raporton të premten gazeta protugeze ‘A Bola’, përcjellë Gazeta Blic

Sipas këtij burimi, ylli i Real Madridit ka vendosur që të largohet nga klubi, pasi është i mllefosur me vendimin e prokurorëve, për ta akuzuar atë për shkelje tatimore me vlerë 14.7 milionë euro.

‘A Bola’ shkruan se Ronaldo tashmë ka marrë vendimin i cili do të ishte i pakthyeshëm, dhe se i ka komunikuar presidentit të klubit Florentino Perez këtë vendim.

Ronaldo siguroi një gazetar të ‘Deportes Cuatro’ duke thënë se nuk është fajtor dhe ka një ndërgjegje të pastër, përkundër akuzave ndaj tij.

Klubi tashmë ka treguar mbështetjen për 32-vjeçarin, duke deklaruar se është “absolutisht i bindur në pafajësinë e tij”, dhe se “që nga viti 2009 prej kur është pjesë e Real Madridit, ai gjithmonë ka kryer obligimet tatimore të tij”.

Real Madrid javën e kaluar u raportua se do të pranonte ofertë me vlerë 180 milionë euro për Ronaldon, derisa Manchester United, Monaco dhe PSG janë shprehur të interesuar për shërbimet e tij. /Gazeta Blic/

11/24/2017 21:49

Real Madrid – Malaga, Zidane publikon listën e lojtarëve për këtë ndeshje