Sporti

Ronaldo i lë prapa të gjithë në Ligën e Kampionëve (FOTO)

09/14/2017 00:11
nga:Gazeta Blic

Ronaldo është bërë lojtari me më së shumti gola në histori të Ligës së Kampionëve në ndeshjet në shtëpi, gjithsej 55 finalizime.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka nisur me rekorde sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, me dy golat e shënuar ndaj Apoelit, Ronaldo tani numëron 55 finalizime në ndeshjet në shtëpi, më shumë se çdo lojtarë tjetër në histori të Champions League, la prapa Lionel Messin me 54, që kundër Juventusit shënoi gjithashtu dy gola.

Cristiano aktualisht është golashënuesi më i mirë në histori të Champions League me 107 gola, pas tij renditet Lionel Messi me 96.

11/20/2017 16:12

Lojtarët e ftuar nga Zidane për ndeshjen ndaj Apoelit, mungon kryesori