Sporti

Ronaldo gëzon tifozët e Realit

03/06/2017 20:51
nga:L H

Real Madridi ka marrë një lajm të mirë për ndeshjen e nesërme ndaj Napolit.

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e skuadrës së Realit, për ndeshjen e kthimit ndaj Napolit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Portugezi ka pasur një problem fizik gjatë javës së shkuar dhe trajneri Zinedine Zidane nuk ka dashur ta rrezikonte duke e lënë në pushim për ndeshjen e së shtunës ndaj Eibarit që Reali e ka fituar 4:1.

Ndërsa mungesat e vetme për këtë ndeshje mbesin Raphael Varane dhe Fabio Coentrao që vazhdojnë të jenë të lënduar.

Kujtojmë se Reali e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Napolit të zhvilluar në Santiago Bernabeu me rezultatin 3:1.

04/24/2017 23:43

Mbappe i jep një goditje të madhe Barcelonës e Realit (FOTO)