Sporti

Ronaldo ‘dridh’ tifozët e Realit (FOTO)

07/17/2017 23:04
nga:Gazeta Blic

Cristiano Ronaldo ka “dridhur” tifozët e Real Madrid me foton e fundit.

Ylli portugez ka paralajmëruar një lajm të madh, i cili nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, përmes një postimi në rrjete sociale.

Ronaldo gjendet ende në pushime, ndërsa ka postuar një foto në rrjetet sociale duke paralajmëruar diçka interesante.

“Duke folur për biznes në restaurantin tim të preferuar Tatel në Ibiza. Lajmi i madh po vjen së shpejti”, ka shkruar Ronaldo.

Kujtojmë se portugezi ende nuk e ka qartësuar të ardhmen e tij te gjiganti madrilen.

11/23/2017 13:15

Pepe këshillon Ronaldon: Te lutem transferohu tek ky klub