Lajme

Riza Halimi uron kryeministrin Haradinaj

09/13/2017 16:25
nga:D.I

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, ka uruar kryeministrin Ramush Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Me këtë rast ju uroj punë të mbarë në udhëheqjen e Qeverisë që do të përballet me sfida të ndjeshme dhe të rëndësisë jetësore. Ju dëshiroj sukses të plotë në stabilizimin dhe normalizimin e të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës, qëllime madhore këto me interes jetësor për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në urim.

11/20/2017 17:39

Ky është personi i vetëm që kryeministri Haradinaj, e ndjek në instagram (FOTO)