Showtime

Rita Ora ndryshon “look”, mediat e akuzojnë se ka kopjuar…

07/17/2017 22:49
nga:F.B

Rita Ora duket se ka hequr dorë nga biondja e platintë dhe buzët e kuqe. Këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar sot në Nju Jork, ku duket shumë stil me flokët e shkurtra me balluke.

Por mediat e huaja aludojnë se ajo ka kopjuar divën portorikane Jennifer Lopez me këtë ndryshim të ri në pamjen e jashtme.

E në fakt, kur i sheh në këto foto dy VIP-at e njohur botërorë duket sikur janë motra, pasi ngjashmëria mes tyre është shumë e madhe. 47-vjeçarja J.Lo zgjodhi të vinte me një look të tillë gjatë xhirimeve të filmit të saj të fundit, “Shades of Blue”.

Po ju si mendoni, kujt i shkon më shumë ky model?/Blitz.al

11/21/2017 08:34

Wow: Ja cila këngëtare e huaj “dashuron” këngën e Rita Orës!