Showtime

Rita Ora i del në përkrahje Iggy Azaleas

08/13/2017 12:07
nga:N S

Këngëtarja shqiptare i është kthyer muzikës me këngën “Your Song” pas shkëputjes së kontratës me labelin “Roc Nation”.

Rita Ora e di më së miri se çfarë do të thotë një betejë ligjore kundër labeli gjigant botëror.

E të njëjtën gjë po e përjeton duket se edhe këngëtarja australiane Iggy Azelea, e cila ka nisur procedurat ligjore me labelin “Def Jam”. Këta të fundit kanë shtyrë publikimin e një kënge të albumit “Digital Distortion”.

“Është e vështirë për artistin që të përballet me një situatë të tillë. Por, secili e gjen mënyrën për t’i kaluar këto sfida”, ka thënë për “The Daily Telegraph”, Rita.

Kujtojmë se dyshja në vitin 2014 së bashku kanë realizuar këngën “Black Widow”, e cila për javë të tëra ishte në vendin e parë të top listës së R&B/Hip-Hop të Billboardit.

Vlen të ceket se kënga e lartcekur është shikuar mbi 463 milionë herë në YouTube ndërsa në të shfaqet edhe aktori Michael Madsen.

08/16/2017 20:26

Rita Ora flet pas operacionit(FOTO)