Rinia shqiptare, protestë masive për lirimin e Ramush Haradinaj

10 January 2017, 21:13

Rinia shqiptare, protestë masive për lirimin e Ramush Haradinaj

Lirimi i ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj bën së bashku në Tiranë forumet rinore politike FRESSH, FRPD dhe LRI.

Nesër në orën 12.00 tek Ambasada Franceze, te blloku i ambasadave në një tubim masiv të rinjtë do të kërkojnë lirimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Lëvizja Rinore për Integrim bën me dije se do të jenë rreth 500 të rinj që do t’i bashkohën kauzës për lirimin e Haradinajt.

Të rinjtë e forumeve politike kanë thënë se protesta do të jetë paqësore. Ata janë shprehur se mbajtja e Haradinajt në paraburgim në Francë, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia dhe Mali i Zi më 2004 është e papranueshme dhe fyerje për çdo shqiptar.

Sipas tyre, është detyrimi i çdokujt të protestojë ndaj kësaj padrejtësie, që nuk prek vetëm një individ, por çdo shqiptar që banon në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni.

Protesta bëhet vetëm një ditë, pasi Haradinaj pritet të dalë në gjyq, teksa do të mbrohet nga ana e avokates Rachel Lindon. Protesta për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës ka pasur në qytete shqiptare, por edhe në Europë e në SHBA, ku banojnë mjaft shqiptarë.

500 te rinj te LRI-se do te protestojne ne oren 12.00 me slloganet “Me Ramushin”, “Ramush Haradinaj eshte Kosova”,

“France, mos na zhgenje, thuaj jo lojrave te Serbise” apo “LRI ne mbeshtetje te lirise,” “Haradinaj simbol i lirise,” “Per Haradinaj, nje komb nje qendrim.”

Kryetarja e Levizjes Rinore per Integrim, Floida Kerpaci theksoi se te rinjte e LSI-se mbeshtesim Haradinaj dhe kerkojne lirimin e tij.

“Ramush Haradinaj eshte perballur me drejtesine, me dinjitet dhe integritet dhe ka dale fitimtar. Haradinaj perfaqeson luften e shqiptareve per liri dhe drejtesi dhe eshte model i politikanit qe lufton per vendin e vet.

Ne shprehim zeshem dhe qarte mbeshtetjen tone per Ramushin, duke kerkuar lirimin sa me te shpejte dhe kthimin e tij ne Kosove,” tha ajo.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika