Lajme

Rezolutë për pezullimin e dialogut dhe lirimin e Haradinajt

03/10/2017 08:15
nga:A SH

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dje një rezolutë me të cilën kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.

Rezoluta është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare në pushtet dhe në opozitë, përveç Listës Serbe, e cila po vazhdon t’i bojkotojë punimet e Kuvendit të Kosovës.

Teksti i rezolutës është harmonizuar nga përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare dhe është prezantuar në Kuvend nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Për këtë rezolutë 78 deputetë kanë votuar pro dhe vetëm 1 kundër.

Si pikë e dytë e kësaj rezolute parashihet anulimi i të gjitha fletarrestimeve të lëshuara nga INTERPOL-i kundër figurave politike të Kosovës, siç ishte rasti me z. Haradinaj.

Derisa si pikë e tretë dhe e fundit në këtë rezolutë ceket angazhimi maksimal i institucioneve vendëse në lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj.

Kjo rezolutë kërkon nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që t’i informojnë të gjitha instancat ndërkombëtare se refuzojnë juridiksionin universal të Serbisë për krimet e pretenduara në territorin e ish-Jugosllavisë.

06/24/2017 19:42

LDK: Do t’i kemi 30 deputetë në Kuvend!