Lajme

Rezoluta për Haradinajn pezullon dialogun (VIDEO)

03/09/2017 20:23
nga:M H

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për një rezolutë me anë së cilës kërkohet lirimi i pakusht i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Tekstin e rezolutës e ka lexuar shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, njofton Klan Kosova.

78 deputetë kanë votuar “për” ndërsa një ka votuar “kundër”. Me anë të kësaj rezolute parashihet pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Haradinajt.

Derisa te rezoluta për Haradinajn u pajtuan, përçarjet dolën në pah menjëherë në një pikë tjetër.

 

05/23/2017 18:29

Limaj: Nisma qe tri vjet po punon për Haradinajn kryeministër (VIDEO)