Lajme

Rexhep Qosja: As serbët nuk e zhvaten Kosovën sikur oligarkët e saj të rinj

10/11/2017 18:34
nga:D.I

Akademik Rexhep Qosja thotë se nuk mund të di se kush krejt prej politikanëve e ka zhvatur Shqipërinë gjatë këtij çerekshekulli, por vlerëson se e di, përafërsisht se kush krejt prej politikanëve e ka zhvatur e plaçkitur dhe po e zhvat e po e plaçkit Kosovën sot.

Madje Qosja thekson se as serbët nuk e zhvaten Kosovës sikur oligarkët e saj të rinj. Qosja këto komente i ka shkëputur nga intervista e tij “Dy qeveritë dhe dy akademitë”.

“Nuk mund ta di se kush krejt prej politikanëve e ka zhvatur Shqipërinë gjatë këtij çerekshekulli, por e di përafërsisht se kush krejt prej politikanëve e ka zhvatur e plaçkitur dhe po e zhvat e po e plaçkit Kosovën sot. Serbia ishte pushtuese e pamëshirshme që e shfrytëzonte Kosovën, që përpos të tjerash edhe kolonizoi pjesë të madhe të saj me kolonë serbë” është shprehur ai.

Por Qosja, shkon më tej duke thënë se individualisht, veç e veç serbët nuk e zhvatën dhe nuk e plaçkitën Kosovën siç e zhvatën dhe e plaçkitën dhe siç po e zhvasin e po e plaçkitin bijtë e saj, oligarkët e saj politikë sot..

11/27/2017 22:04

Qosja: Shqipëria dhe Kosova po shkojnë drejt bashkimit – jo në Europë, por mes vetes