Lajme

Restoranti përfshihet nga flakët, një në gjendje të rëndë

07/28/2017 13:08
nga:D.I

Një restorant në zonën e plazhit të Velipojës është përfshirë nga flakët paraditen e të premtes. Nga pamjet e dërguar në “Ti Raporton” dallohen qartë tymi mbi çadrat e pushimit.

Dyshohet se shkaktar i zjarrit ka qënë një bombul gazi gatimi, por zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

Pronari i lokalit, shtetasi Besnik Zenuni, 55 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra, ndërsa të lënduar kanë mbetur edhe 14 persona të tjerë.

Vala e shpërthimit e flaku shumë metra tej pronarin e restorantit në plazhin e Velipojës. Sipas policisë 55-vjeçari është në gjendje të rëndë. Po ashtu edhe një kalimtar u godit shumë keq nga vala e shpërthimit.

Dëshmitarët thonë se flaka doli nga kuzhina, ndërsa në lokal ndodheshin pak persona. Tre klientë sapo largoheshin dhe fatmirësisht shpëtuan, ndërsa vala e flakës goditi një 19-vjeçare që ndodhej pranë.

Dëshmitarët i thanë Top Channel se flaka u ngjit shumë lart duke përfshirë të gjitha ballkonet dhe dritaret e pallatit 5 katesh.

12/06/2017 21:43

Harrojnë tenxheren në zjarr, merr flakë apartamenti