Opinion

Republikën qytetarëve!

05/18/2017 20:26
nga:Visar K. Berisha

Mbi fatet e  njerëzve thyhen heshtat e zotrave, thot një proverb indian! I cili, ndoshta sot i shkon më së mirë fatit të lirisë tonë, mbi të cilën rrijnë këmbëkryq interesa, projekte e përpjekje grupesh e individësh për ta marr e shtërnguar fort përmes pushtetit.

Kundër kësi lloj fati nuk mund të ketë indiferencë as të individit e as të shoqërisë. Fate tilla na gllabrojnë nëse nuk i zhbëjmë. Përkundër asaj se sehirëgjinjë, oborrtarë, asi që ëndën sa andej këndej me kockën e defetizmit, përçmimit e mosshpresës ndër dhëmbë, janë të zëshëm e kobzinjë. Vjen një rast kur nuk mbanë më. Fati jonë i përbashkët, të cilën baballarët tanë e kanë pagzue Republika e Kosovës të bjen para zgjedhjës, o atë o nënshtrimin. Përkuljen. Ramjen!

Dhe nuk është pastaj çështje partie, grupi a ideologjie se në dorën e kujtë do përkundet fati ynë si shoqëri. Është çështje e nevojës që çdo zemër ka për ta kërkuar lumturinë e vet. Përmes drejtësisë, barazisë e të vërtetës. E kur ka përcaktim kjo nevojë transformohet në një kinetikë të pa përmbajtshme, që ndërton duke rrënuar. Të renë mbi të vjetrën.

Këtë do të duhej në këto zgjedhje ta bëjë pikëspari gjerata e rritur dhe e formuar në Republikën e Ideve (lirisë, barazisë, pavarësisë). Fara e mbjellun te ta këtu e gati 30 vjet më parë duhet kësaj here me shpërthy e m`i dhanë kah Republikës tonë Konstitucionale. Me kthy te qytetarët, si të vetmit të denjt me mbajtë fort në duar fatin e sajë.

Si gjithmonë, rastet nuk falen por as fatet nuk miklohen shpesh nga zotrat. Rastet dhe fatet duhet m`i shkapë kësaj herë nga lëngonjës e urrejtës. Nuk është e lehtë por është e domosdoshme.

Republika do rrojë sa të jetë toka me gjindë por do mbahen mend ata që i dhanë shpirtë asaj.

08/23/2017 17:50

Qytetarët e BE-së urdhërohen gabimisht që të largohen nga Britania