Sport

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria vazhdon rënien

01/12/2017 11:54
nga:Gazeta Blic

Klasifikimi i ri i FIFA-s për kombëtaret ka dekretuar rënien e Shqipërisë, e cila pas rreth një viti e gjysmë e sheh përsëri veten jashtë 50 ekipeve më të mira në këtë renditje.

Sipas përllogaritjeve të fundit, kuqezinjtë e De Biazit kanë humbur dy pozicione gjatë muajit të fundit, duke kaluar nga vendi i 49-të, në atë të 51-të, për të konfirmuar se rrugëtimi i Shqipërisë është në një pikë kritike. Së shpejti, Kombëtarja parashikohet të humbë pozicione të tjera, pasi do të kalohet nga disa vende afrikane që luajnë në Kupën e Kombeve gjatë muajit janar dhe fillimit të shkurtit.

Për sa i përket majës së klasifikimit, renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.

02/24/2017 16:30

De Biasi tregon pse nuk u bë trajner i Italisë