Lajme

Reçica: Për themelimin e Ushtrisë së Kosovës duhet përkrahja e SHBA-së

03/21/2017 00:21
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtar i kryesisë së PDK-së, Elmi Reçica është i pajtimit se çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës të bëhet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

I pyetur se si i komenton deklaratat e shefit të qeverisë, Isa Mustafa, ai ka thënë se ky i fundit i jep vlerësimet e veta bazuar edhe në informacionet e tij.

“Unë nuk i komentojë deklaratat e kryeministrit, megjithatë unë e di se të gjitha proceset duhet të zhvillohen në koordinim me partnerët dhe me miqtë tanë. Kryeministri i jep deklaratat ashtu siç i vlerëson dhe ashtu siç ka informacione. Patjetër që duhet të jetë edhe përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjitha proceset, jo veç për Ushtrinë e Kosovës, por për të gjitha angazhimet tjera dhe projektet e Kosovës”, ka thënë Reçica për Indeksonline.