Sporti

Reali me mungesë të madhe në ndeshjen e kthimit ndaj Tottenhamit

10/12/2017 17:43
nga:L H

Keylor Navas i është shtuar listës së lëndimeve te Real Madridi, pas një dëmtimi me përfaqësuesen e Kosta Rikës.

Të mërkurën ‘Los Blancos’ e konfirmuan se portieri i është nënshtruar testeve mjekësore, dhe tani bëhet e ditur se ai ka dëmtuar muskujt e këmbë së djathtë.

Ky lëndim do ta mbajë 30 vjeçarin jashtë ndeshjes së vikendit ngaj Getafe-s, ndërsa është në dyshim edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit, ndërsa në vend të tij pritet të luajë Kiko Casilla.

Përveq Navas, të lënduar te Real Madridi janë edhe Gareth Bale, Dani Carvajal dhe Mateo Kovacic.

10/23/2017 16:10

Balotelli: Më pëlqen Real Madrid, por nëse Barcelona më thërret ja çfarë do të bëja