Sporti

“Real Madridit po i mungon një sulmues”

09/12/2017 16:01
nga:L H

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka pranuar se skuadrës së tij është duke i munguar edhe një sulmues.

Në një konferencë për mediat para ndeshjes së Championsit, tekniku francez ka thënë se Reali gjatë kësaj vere humbi dy sulmues dhe në vend të tyre ktheu në skuadër vetëm Borja Mayoral.

“A mungon një sulmues? Për momentin nuk mund të bëjmë asgjë. Është e vërtetë se kemi një sulmues më pak pas largimit të Moratas dhe Marianos. Ne kemi vetëm një sulmues, dëshironim edhe një tjetër, por në fund nuk erdhi. Tashmë kemi vetëm Mayoral”, tha Zidane.

09/22/2017 22:00

De Biasin e pret ferri qysh nesër në La Liga, këtë kundërshtarë as në ëndërr nuk e ka dëshiruar (FOTO)