Sporti

Real Madridi me vendim të papritur për BBC-në, ja çfarë thotë Zidane (FOTO)

09/08/2017 23:19
nga:Gazeta Blic

Real Madridi pritet të ndryshojë skemën e lojës, duke mos u bazuar shumë në ‘BBC’-në, ka bërë të ditur Zidane.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se Reali nuk do të startojë gjithmonë me BBC, shkruan Marca, përcjell Gazeta Blic

Zidane këtë e konfirmoi në konferencën për shtyp para ndeshjes me Levanten, të cilën Real Madridi e zhvillon nesër nga ora 13.00 në kuadër të La Ligas.

Francezi tha se që skuadra e tij të luajë mirë dhe të ketë më shumë posedim të topit se kundërshtari, vazhdon të jetë synimi kryesor i tij.

Forma e frikshme e Isco dhe Asensio, ka bërë që zgjedhjet për sulmin të bëhen gjithmonë e më të vështira për Zidane.

Sipas Zidane, madrilenët jo gjithmonë do të varen nga treshja ‘BBC’ (Bale, Benzema e Ronaldo), por do të provojnë opsione të ndryshme në vijën e sulmit, me Iscon e Asension.

11/20/2017 16:12

Lojtarët e ftuar nga Zidane për ndeshjen ndaj Apoelit, mungon kryesori