Sporti

Real Madrid shet lojtarin e tretë brenda ditës (FOTO)

07/11/2017 22:11
nga:Gazeta Blic

Real Madrid ka larguar nga skuadra edhe mesfushorin spanjoll, Jorge Franco Burgui, i cili ka nënshkruar me Alaves.

Lajmi është konfirmuar nga Alaves, e cila njofton se ka arritur marrëveshje katër vjeçare me lojtarin.

“Alaves ka nënshkruar me lojtarin e Real Madridit, Burgui për katër vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës spanjolle.

Burgui është lojtari i tretë që zyrtarisht largohet nga Real Madrid pas Enzo Zidane në Alaves dhe James Rodriguez në Bayern Munich.

Po ashtu mediat spanjolle njoftojnë se nga Real Madrid është larguar edhe mbrojtësi Danilo, i cili do të transferohet në Chelsea.

11/23/2017 18:35

Hazard ia jep një lajm shumë të keq Real Madridit