Sporti

Real Madrid ofroi Balen, Modriçin dhe Benzeman për Kane, por shikojeni çfarë ka bërë Mourinho

10/12/2017 19:17
nga:Y.K

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është tejet i interesuar për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Tabloidi anglez The Sun shkruan se United është gati që të ofrojë 170 milionë funte për ta siguruar futbollistin e Kombëtares angleze i cili po shkëlqen në vitet e fundit.

Ai është 24-vjeçar dhe Manchesterit do t’i hynte në punë jashtëzakonisht shumë.

Kujtojmë që edhe Presidenti i Real Madridit. Florentino Perez, është shumë  i interesuar për sulmuesin e Tottenham, madje ai ka ofruar Balen, Benzeman dhe Modricin për golashënuasin më të mirë në Premier Ligë.

 

11/18/2017 20:25

Pogba e dirigjon fitoren e Manchester United