Sporti

Real Madrid godet në afatin kalimtar, bën transferimin e vitit (FOTO)

06/13/2017 10:20
nga:L H

Kylian Mbappe këtë verë do të jetë lojtar i Real Madridit.

Real Madrid e ka fituar garën për sensacionin e vitit në futbollin evropian, Kylian Mbappe, sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, përcjellë Gazeta Blic

Kampioni i Spanjës dhe i Evropës do të kompletojë marrëveshjen për Mbappe këtë verë, por do ta rikthejë atë te Monaco në formë huazimi, raporton media spanjolle.

Plani i Realit është që ta transferojë atë në “Santiago Bernabeu” këtë afat kalimtar, dhe më pas ta lejojë atë që ta kalojë sezonin e radhës si i huazuar te klubi aktual Monaco.

Mbappe ëndërron që të luajë në Bernabeu, dhe madrilenët shihen si favoritët për të siguruar shërbimet e tij.

Los Blancos do ta huazojnë atë te Monaco, në mënyrë që atij t’i rriten shanset për t’u paraqitur me Francën në Botërorin ‘Rusi 2018’. /Gazeta Blic/

07/25/2017 22:52

Pas Mbappes Zidane e do edhe këtë super talent botëror në Real Madrid (FOTO)