Sporti

Real Madrid gjen pasuesin e James Rodriguezit (FOTO)

07/13/2017 16:25
nga:Gazeta Blic

Real Madrid e ka në shtëpi pasardhësin e James Rodriguez.

James Rodriguez u largua nga Real Madrid duke u transferuar në Bayern Munich.

Por, “Los Blancos” e kanë në klub pasardhësin e tij.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se Marco Asensio është i gatshëm të depërtojë në skuadër pas largimit të Jamesit.

Asensio pati një sezon të mirë edhe në edicionin e kaluar por tani pret më shumë besim nga trajneri Zinedine Zidane.

11/22/2017 17:10

Alexis Sanchez i bashkohet Real Madridit